E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri këndon për filmin e “Azem Galicës”

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:55

Halil Budakova dhe Ilir Shaqiri kanë realizuar spotin e këngës për “Azem Galicës”, që do të përdoret edhe si kolonë zanore e këtij filmit. Spoti i kësaj kënge është duke u përdorur edhe si “triler” për filmin që i kushtohet heroit tonë kombëtar.

Filmi është realizuar gjatë këtij viti dhe pritet që në vitin e ardhshëm të jepet premierë si dhe është financuar nga PTK, Qeveria e Kosovës dhe disa financues të tjerë privatë.
Këngëtari i muzikës Ilir Shaqiri ka qenë shumë pak aktiv kohëve të fundit, pas emërimit si redaktor dhe producent i programeve argëtuese në RTK.

Por, më aktiv në këtë aspekt ka qenë djali i tij Korabi, i cili ka realizuar disa këngë dhe videoklipe në dy vitet e fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›