E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tash me një baladë

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:53

Këngëtarja Leonora Jakupi ka vendosur të largohet nga muzika ritmike për të ngushëlluar zemrat e adhuruesve të saj me një baladë për këtë fundvit.

Ylli kosovar, e cila vazhdon të mbetet beqare, edhe pse ka kaluar 30’shin dhe pak dihet për jetën e saj private, ka thënë në një intervistë se kohëve të fundit është më shumë e zënë nëpër xhirime të Vitit të Ri, por që do të realizojë një baladë së shpejti.

Kënga e re është kompozuar nga kompozitori Ilir Tolaj dhe pritet që asaj t’i realizohet edhe klipi.

Këngëtarja në këtë intervistë ka bërë me dije që ndihet mirë kur bën muzikë, sidomos balada, por nuk e ka mohuar që i do edhe këngët ritmike.

Përpos baladës dhe dëshirës së saj për këngë ritmike, Leonora pritet që të ketë edhe një stil të ri.

Por, cili do të jetë ai, këtë ajo ka thënë se do ta lërë surprizë për simpatizuesit e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›