Sharapova befason te gjithe australianet

Sharapova ndodhet aktualisht në Australi, ku është duke u përgatitur për pjesmarrjen e saj në Grand Slemin e Melburnit. Ylli i tenisit femëror firmosi një kontratë 8-vjeçare me vlerë prej 43 milion dollarësh me “Nike” në janarin e 2010-s.
Marrëveshja e shndërroi në sportisten më të paguar në botë nga prodhuesi i veshjeve apo pajisjeve të tyre sportive. Për më tepër, ajo u lejua që të zhvillojë fantazinë e saj, pasi Maria do të ketë mundësinë që të vetdizenjojë veshjet e saja.
Ndonëse një vit më parë gustot e saj në veshje çuditën të gjithë kur u paraqit në Australi me një fustan komplet blu me disa viza të çuditshme, ajo përsëri fitoi vëmendjen e të gjithë të pranieshmëve duke veshur “shumë pak” gjëra nën fustanin e saj gjatë një ndeshjeje.
Unaza do të jetë një tjetër aksesor i shumëpritur për t’u shikuar. Flitet se unaza e saj e fejesës me basketbollistin sërb të Nju Xhersi Nets, Sasha Vujaçiç ka kushtuar 250 mijë stërlina.
Ndonëse rusja është renditur në katër raste si numri një i femrave në tennis, shumë pak e fitimeve të saj ka ardhur nga rezultatet sportive. Modelja arkëtoi 24 milion dollarë gjatë 2010-s dhe vetëm 700 mijë prej tyre ishin shpërblime për rezultatet.