Travolta prezanton mrekulline e vogel

Çifti, i cili pozoi së bashku me të për koopertinën e revistës “Hello”, e cilësoi fëmijën 2-muajsh si një mrekulli të vërtetë. 56-vjeçari Travolta deklaroi: “Ai i ka sjellë shtëpisë një shpirt të ri dhe të gjithëve një fillim të ri”.
Travolta tha për revistën se lindja e fëmijës e ka ndihmuar për të shëruar sadopak plagën e humbjes së djalit të tij 16-vjeçar Jett, i cili ndërroi jetë pasi u rrëzua duke bërë dush në janar 2009.
”Nuk di të shpjegoj se si ndiohem, sidomos kur ai buzëqesh dhe më kap dorën. Është një fillim i ri, sidomos pasi kemi lidhur Jett-in në të gjithë fotot, shtëpitë dhe kujtimet tona gjatë 18 muajve të fundit”, deklaroi Travolta.
Aktori dhe gruaja e tij 48-vjeçare janë prindër edhe të Ella-s, një vajze 10-vjeçare që ka figuruar në disa prej filmave të të atit.