E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharja e vendit, si sporti me popullor Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Ne zgjedhjet te cilat u karakterizuan nga dhuna dhe terrori sic faktoi ne menyre te pakundershtueshme Lezha dhe Shkodra dhe qarqe te tjera, ne zgjedhje te cilat u fituan me premtime antiglobaliste te tipit alla Papandreu, ne zgjedhje te cilat u perdoren shuma marramendese te parave te pista, ne demokratet e vendit njohem rezultatin ne perputhje me nje kod moral te politikes dhashe doreheqjen ndonese dhjetera e mijera demokrate kerkonin te mos beja ate xhest. Por nje thirrje me eprore se sa zeri i tyre ishte thirrja e dinjitetit njerezor, ishte thirrja e kombit tim dhe vendit tim ndaj dhe vij ketu sot si anetar i thjeshte i Partise Demokratike. Ne zgjedhje, te cilat kishte shume motive per te bojkotuar seancen e pare te ketij parlamenti, u paraqitem ne emer te respektit ndaj tempullit te qytetareve shqiptare. Por cfare ndodhi. Me hapjen e pare ne parlament, pas zgjedhjes se Kryetarit te parlamentit, opozites iu shpall lufte. Atyre te cileve ky term i ashper i them se ne ketu ne parlament kaq hapesire kemi. Ne jemi ne minorance dhe kemi nje rregullore, kemi nje kod qe rregullon marredheniet tona, por kjo rregullore u anashkalua dhe kreu i maxhorances aktuale donte me cdo kusht me nje akt te tejkalonte edhe eterit e tij, te na impononte paraqitjen diskutimin e nje dokumenti qe se kishim pare kurre me sy, te nje dokumenti qe se kishim lexuar kurre, s’ishte shperndare kurre. Shperndau neper media genjeshtaret profesionist, zelltare, servile, te cilet dezinformonin shqiptaret se kjo praktike qenka ndjekur edhe ne 2005 ne nje kohe qe ishte krejt e kunderta. Jo vetem ne 2005, por edhe ne vitin 91 e kunderta e kesaj. Ne historine e parlamentit te pare pluralist s’kishte ndodhur kurre me nje akt lufte ndaj opozites ti kerkoje asaj te debatonte per nje dokument qe nuk e kishte lexuar. Kjo u korrigjua, ne erdhem perseri. U ulem neper banka te dashur qytetare dhe qytetare shqiptare u ulem ne emer te tuaj. Cfare ndodhi. Kreu i maxhorances, i cili eshte unik ne Shqiperi, ne Ballkan dhe ne Europe, lexoi ketu pamfletin e urrejtjes ndaj opozites.

Ju degjuat ai shpalli prej ketu epoken e rrenimin epoken tuaj, epoken e Shqiperise demokratike. Ai krahasoi 23 qershorin me 22 marsin ne permbysje te eterve te tij. As ne Greqine antike te tilla urrejtje veshtire te gjesh ne legjendat dhe mitet e asaj kohe. Shqiperia qe po rrenohet me nje akt te gjere dhe nje popull i mallkuar si populli opozitare, nje popull i derrmuar si populli opozitare. Ndaj dhe ne ne nje akt proteste i deshmuam zoterise se ne nuk jemi ata qe kerkon ai. Dhe tani do ti them ne emer tuaj qytetare dhe qytetare shqiptare qe votuat kundra ketij dhe pro nesh, por edhe te gjithe qytetareve shqiptare, ne jemi race e vecante si popull, ne jemi popull qe nuk vajtojme, jemi popull qe nuk qajme ne jemi popull qe nuk lendohemi kaq kollaj. Edhe ne humbje festojme, edhe ne vdekje ne festojme, sepse kemi bere nje jete me nder, sepse kemi punuar, sepse per ne flasin veprat, flet Shqiperia qe ai urren, flet Shqiperia qe e shpalli te rrenuar ne emer te Shqiperise te eterve te tij. Gabohesh ti qe mendon se ne jemi te derrmuar. Ne jemi parti e vlerave, harroje, edhe paraardhesit e tuaj kane menduar qe jemi te tille dhe ja kemi faktuar se sa te derrmuar jemi ne. Ne ndertojme vlera, ne kemi ndertuar parime, ne kemi ndertuar Shqiperine. Ne cdo rrethane ne celebrojme sepse shembem murin e eterve te tij. Ne cdo rrethane ne celebrojme sepse ne anetaresuam Shqiperine ne Keshillin e Europes, kur personi qe hapi parlamentin i thoshte Europes hapur se molla nuk eshte pjekur. Ne jemi lokomotiva e integrimit te ketij vendi. Asgje nuk na pengon neve ne punen tone, kur ky qe drejton sot maxhorancen pretendon te na ktheje ne epoken e eterve te tij me bilbila e bori ne kete salle u perpoq te bllokonte marreveshjen e stabilizim asociimit dhe asnje nga ata ditezinj nuk eshte minister.

Mos harroni se keni prekur dinjitetin e tyre duke ju marre besimin. Mos mendoni ju se qytetaret e lire shqiptare do te pranojne nje shkalle te tille poshterimi. Jo. Nuk e pranuan greket dhe e hodhen ne koshin e plehrave te historise njeriun qe i mashtroi. Nuk e pranuan kombet e tjera, nuk do e pranojne shqiptaret, ndaj dhe ne vend qe te merreni ketu me opoziten, ju thojini shifra shqiptareve, jepini te dhena shqiptareve. E turpshme. Nje ministre e juaja pyetet sesi do te behet trajnimi i 80 mije grave vitin e pare? Pergjigjet se, do te heqim qoftet nga oborret e spitaleve. Hiqni dore nga sharja e Shqiperise, sporti juaj me popullor ky.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›