E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, parlamenti i heq imunitetin ish-Ministrit të Mbrotjes

ZAGREB- Parlamenti kroat i hoqi sot imunitetin ish-ministrit të Mbrojtjes Berislav Ronçeviç, i cili është akuzuar për korrupsion, duka hapur kështu rrugën për të parin proces gjyqësor, ku përfshihet një nga zyrtarët më të lartë qeveritarë në vendin kandidat për anëtarësim në BE.
Ligjvënësit votuan unanimisht për lejimin e Berislav Ronçeviç, i cili tani është deputet i parlamentit, të përballet me akuzat për korrupsion në lidhje me shitjen e disa automjeteve ushtarake gjatë vitit 2004.
Brukseli i ka deklaruar republikës ish-jugosllave se ajo duhet të nisë një luftë të rëndë kundër korrupsionit dhe të forcojë gjyqësorin nëse kërkon të përmbledhë bisedimet e anëtarësimit në BE.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›