"Sharlatanët po sulmojnë ekonominë"
13/04/2010 Kryeministri Berisha akuzon ashpër opozitën për gjendjen ekonomike në vend
“Shkëlqim Cani vrapon nga një ekran në një tjetër për të sulmuar financat e vendit”
Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër opozitën, e cila sipas tij ndërmerr aksione të pabaza, duke përhapur panik në lidhje me ekonominë vendase. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ai theksoi se përfaqësues të ndryshëm të pakicës së majtë, flasin vetëm për krizë, ndërkohë që në të vërtetë ata janë të përfshirë nga kriza e paniku i dështimeve politike. Berisha i ka cilësuar ata si njerëz të paprinciptë dhe sharlatanë. “Në qoftë se do t’u referoheshin fakteve të institucioneve ndërkombëtare, ekspertëve më të mirë dhe jo sharlatanëve, do të ndiheshin të turpëruar me sulmet e paskrupullta dhe të paprincipta që bëjnë çdo ditë ndaj ekonomisë shqiptare”, - ka deklaruar ai. Kreu i qeverisë nuk u ndal vetëm tek opozita në përgjithësi, por përmendi edhe emra. Sipas tij, ish-guvernatori i Bashkës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit politike, vrapon nëpër ekrane televizive për të sulmuar financat e vendit, “duke treguar se vetëm guvernator s’mund të ishte dhe s’ka qenë kurrë”. Berisha në këtë periudhë të vështirë ekonomiko-financiare që po përjeton vendi fqinj jugor, Greqia, ka mbrojtur ecurinë e bankave grekë në Shqipëri. Sipas tij, këto banka janë ndër ato që kanë bërë investimet më të mëdha, ku vetëm njëra prej tyre ka investuar 440 milionë euro, nga të cilat mbi 100 milionë i ka sjellë nga banka nënë. Berisha ka dashur të hedhë poshtë në mënyrë kategorike pretendimet e opozitës, e cila flet për përfshirjen e vendit në një krizë të vërtetë ekonomike. Për shefin e ekzekutivit opozita në mënyrë cinike u komunikon qytetarëve se rrogat e pensionet nuk do të jepen, pasi arka e shtetit është bosh. “Në një takim konspirativ që zhvilluan me një kryesharlatan, që tani ka ndërmarrë sulme kundër bankave, u deklaroi se në maj qeveria nuk do të japë rroga dhe pensione. Sado që mund t’ju duket e çuditshme, kjo është e vërtetë. E vërteta është se qeveria në maj jo vetëm që do të japë rrogat dhe pensionet, siç i ka dhënë çdo muaj, por do të rrisë ndjeshëm dhe sipas parashikimit të gjitha rrogat dhe pensionet në këtë vend”, - ka thënë ai. Në këndvështrimin e kreut të qeverisë, opozita shqiptare ndodhet në një stad të largët e primitiv duke mos arritur dot në stadin e pendesës. Sipas tij, përfaqësuesit e së majtës kanë mbetur në stadin e turpit. Berisha lidhi qëndrimin ndaj ekonomisë me atë që opozita mban për zgjedhjet. Gjatë mbledhjes se grupit kreu i qeverisë ka bërë me dije se ditën e mërkurë ai do të dorëzojë pyetësorin në Komisionin Evropian.