E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hapen dyert” për gjyqin kundër Lulzim Berishës

13/04/2010 Mbyllet “epoka” e të penduarit Coli

TIRANË – Adriatik Coli pas më shumë se një viti i jep fund deklarimeve të tij me dyer të mbyllura. Në seancën e djeshme gjyqësore Gurali Brahimllari, kryesuesi i seancës deklaroi hapjen e dyerve, duke i dhënë fund kështu të fshehtave. Këtë kërkesë e kanë bërë edhe palët në proces. Ndërkohë që një pjesë e avokatëve mbrojtës kanë kundërshtuar deklarimet e vazhdueshme të bëra nga Adriatik Coli. Në gjyqin e radhës që do të jetë të enjten, do të vijohet me dëshmitarët e palës mbrojtëse. Të pandehurit kundërshtuan dëshminë e Colit. Ata thanë se gjykata ka regjistruar në fashikull një provë të rreme të dhënë nga një njeri jo të papërgjegjshëm. Të njëjtën gjë bënë edhe mbrojtësit e tyre ligjor. Të pandehurit e këtij procesi akuzohen për krime të shumta të kryera në qytetin e Durrësit. Një pjesë e veprave tashmë janë të zbardhura. Prokuroria pretendon se ka në dorë dëshmitë e forta të Adriatik Colit qenë çdo seancë kanë qenë të pakundërshtueshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›