E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharon Stone: Më kanë kërcënuar me vdekje

LOS ANGELOS-Sharon Stone e ka hapur zemrën. Duke folur për mediat amerikane, ylli i aktrimit e ka pranuar se ajo ishte përballur me kërcënime me vdekje, ngacmime dhe përqeshje.

“Kur kam filluar të merrem me punë vullnetare, njerëzit kanë menduar se po e bëja vetëm për të tërhequr vëmendjen e shtypit. Por mjerimi ku jetonin disa njerëz ishte i tmerrshëm ndaj duhet të ndihmoja. E ndërkohë që merresha me këto, jeta ime ishte e kërcënuar, sepse dikush dëshironte të më vriste”, ka treguar ajo. “Ishte serioze. Por puna bamirëse ishte e kuptimtë për mua, kështu që nuk kam hequr dorë dhe kapërceva dhe atë periudhë të vështirë të jetës sime. Duhej të punoja e njëkohësisht të tregohesha e kujdesshme, sepse dikush kërkonte të më vriste. Jam e lumtur që paratë e mbledhura, kanë shkuar për qëllime të mira”, ka thënë ndër të tjera, Sharon Stone për Life & Style magazine.

Ajo shtoi se edhe në të ardhmen do të merret me punë humanitare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›