E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët zgjedhin Bellucin si ikonën e Mesdheut



Në numrin e parë të revistës prestigjoze ruse “Tatler” e bukur dhe seksi më shumë se kurrë shfaqet aktorja italiane Monica Belluci. Me shikimin zhbirues dhe fizikun e hatashëm, aktorja 43-vjeçare ka pranuar të pozojë gati nudo për kopertinën e “Tatler”. Belluci shfaqet e mbuluar nga disa çarçafë të lehtë mëndafshi në ngjyrë të kuqe. Ajo merr rolin e një diveje të viteve ’50 dhe vesh edhe një fustan joshës tip leopardi. Monica është shkëlqyese më tepër se kurrë! Duket sikur ora e kohës është ndalur dhe vitet nuk vrapojnë njësoj si për të gjithë edhe për të. Aktorja ka një bukuri jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore e intelektuale. Ky është një triumf dhe rikthim i vërtetë për aktoren në qendër të vëmendjes mediatike. Rusët e kanë zgjedhur Bellucin si simbolin, ikonën më të denjë të Mesdheut. Flokët e bërë me rica, bixhuteri të shtrenjta dhe një tualet luksi të rëndë, bashkë me qerpikët e theksuar e të gjata e shfaqin Bellucin si një dive të vërtetë të viteve ’50. Fotografitë e aktores kanë dalë që tani në internet ku shikohen dhe admirohen nga fansat e saj, ndërkohë që numri i revistës ruse ende nuk është botuar.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›