Topalli merr premtime saudite per investime

Arabia Saudite do te rrise investimet ne Shqiperi. Te pakten keshtu i premtoi Mbreti i Arabise, Al Saudi, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, gjate vizites se saj ne kete shtet. Duke qene se Arabia Saudite konsiderohet si nje nga vendet me zhvillim ekonomik marramendes me nje GDP prej 374$ dhe prodhues e eksportues i pare i naftes ne bote, dy personalitetet diskutuan mbi mundesine e rritjes se investimeve edhe ne Shqiperi. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e njohu mbretin me rritjen ekonomike dhe politikat favorizuese qe e kane bere Shqiperine nje vend terheqes dhe te sigurt per investitoret e huaj. Duke marre keshtu premtimin e mbretit Al Saudi per rritjen e investimeve arabe ne vendin tone. Ndersa Kryetari i Parlamentit te Arabise Saudite, Salih Bin Abdullah Al Humeid, u shpreh i gatshem qe te firmose cdo marreveshje bashkepunimi me Shqiperine. "Jemi te gatshem te firmosim cdo marreveshje bashkepunimi qe forcon marredheniet mes dy vendeve dhe dy popujve tane miq dhe konsiderojeni vendin tone si vendin tuaj te dyte", u shpreh ai.
Salih Bin Abdullah Al Humeid vleresoi se Shqiperia eshte ne rruge te mbare dhe Arabia si vend mik eshte shume te kenaqur per zhvillimet pozitive. "Ne jemi ne kerkim te vendeve ku mund te investojme dhe Shqiperia mund te jete padyshim vendi me i pershtatshem per investime", vijoi Kryetari Al Humeid. Gjate takimit, Topalli e njohu Kryetarin e Parlamentit te Arabise me punen e Kuvendit dhe me zhvillimet politike e ekonomike ne vend. Ajo u ndal te fushat kryesore te reformave ne vend, me perparesite e politikes se jashtme, procesin e integrimit ne BE dhe me marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, si nje nga ngjarjet kulmore ne historine e demokracise ne Shqiperi. Gjate takimeve ne Arabine Saudite, Topalli mori dhe pretimin se ky vend eshte gati te njohe shtetin e ri te Kosoves. Mbreti saudit shprehu mbeshtetjen per kauzen e shqiptareve dhe urimet me te mira per shtetin me te ri ne Evrope.
Topalli e falenderoi mbretin per premtimin e bere per Kosoven, pasi njohja nga Arabia Saudite, vendi me me peshe ne boten arabe, do te kishte nje influence te madhe ne Konferencen Islamike, e cila numeron rreth 56 vende. Ajo shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe Arabia Saudite ka dhene per popullin e Kosoves, gjate krizes se vitit 1999, mbeshtetje qe pritet te vazhdoje edhe me njohjen e ketij shteti te pavarur.