E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharrë banorët kundër romëvepërplasen me policinë

Të tjera rreth shkrimit Historia u përsërit në shkurt FOTO - Romët kthehen te Totozani TIRANE-  Perplasje mes policise dhe banoreve te zones se Sharres, te cilet kundershtojne strehimin e 8 familjeve rome ne ish-repartin ushtarak ne kete zone. Banoret e Sharres bllokuan rrugen, duke mos lejuar kalimin e automjeteve te policise, te cilat shoqeronin 8 familjet rome per ne vendstrehim e percaktuar nga bashkia dhe Ministria e Punes dhe Ceshtjeve sociale. Kjo ka shkaktuar dhe perplasja te forta mes paleve. banoret e Sharres pretedojne pronesine mbi kete zone, ku ndodhet ish-repareti ushtarak dhe per kete arsye kundershtojne strehimin e romeve aty.

Nderkohe keta te fundit i janë drejtuar sërish paraditen e sotme Avikatit te Popullit Igli Totozani dhe kanë kërkuar ndihmën e tij për të negociuar me banorët të hyjnë dhe të gëzojnë apartamentet e tyre.I pyetur nga shqiptarja.com burime zyrtare nga Avokati i Popullit pranojnë faktin se romët nuk janë lejuar të hyjnë në mjediset e ish repartit ushtarak nga banorët. Por për Zyrën e Avokatit të Popullit tashmë ështe tejkaluar ideja e strehimit të romëve te ky institucion. Totozani ndihmoi romët për strehim për pak ditë gjatë shkurtit, pasi bëhej fjalë për ditë të vështira dimri dhe me temperatura të ulëta. Për rastin më të fundit Avokati i Popullit premton negocim me banorët për të lejuar romët të jetojnë në mjediset e përgatitura për ta.

Historia e 8 familjeve rome
Janë 8 familje rome me afro 52 anëtarë të cilët prej kohësh kanë jetuar në një kopsht në Kinostudio. Kontrata e qendrimit në kopsht ka qënë deri ne 29 Prill. Por drejtuesit e kopshtit kanë toleruar qendrimin e tyre aty deri ditën e sotme. Pas kësaj romët janë drejtuar te ish reparti ushtarak në Kombinat, por aty janë ndeshur me akte raciste dhe dhune nga ana e banorëve të cilët kundërshtojnë bashkëjetësen më romët në një zonë.
Romët tregojnë se edhe policia nuk ka lejuar futjen e tyre në këtë vendstrehim. Pritet që Avokati i Popullit së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punës të shkojnë në Kombinat t’i japin zgjidhje këtij problemi

(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›