Sheen lidhet me yllin e pornografise

Aktori i famshëm hollivudian Charlie Sheen ka befasuar mediat rozë, duke nisur një raport me yllin e filmave porno, Bree Olson.
23-vjeçarja fitoi gjatë vitit 2010 çmimin Oscar të filmave pornografikë. Sheen u fotografua përpara disa ditësh me aktoren në një bar në Los Anxhelos, përpara se të ngjiteshin lart në suitën e tyre.
Aktori, i sapodivorcuar nga gruaja, dukej i lodhur të nesërmen në sheshin e xhirimeve.