Shefer: Maqedonia e meriton NATO-n, por emri
Shkup -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer ka deklaruar se çështja e emrit, mbetet pengesë për integrimin e Maqedonisë në NATO. Sipas tij, Maqedonia i plotëson të gjitha kushtet për këtë integrim. Deklaratat e kreut të NATO-s, u bënë gjatë një takimi me presidentin në ikje të Maqedonisë Branko Cërvenkovski në Bruksel.
Gjatë takimi, Shefer është interesuar se deri ku kanë arritur negociatat me Greqinë për kontestin e emrit. Presidenti i Maqedonisë ka theksuar se pas zgjedhjeve në Greqi pret që të intensifikohen negociatat mes dy vendeve për çështjen e emrit.