Mekati i nje tresheje

Nje cerek shekulli qendron nje ndertese ne qendren e qytetit te Prishtines. Quhet Hotel Grand. Dikur ishte krenaria e pushtetit komunist dhe e elites se pakte prishtinase te viteve shtatedhjete dhe tetedhjete. Ishte nje investim krenarie i viteve te tetedhjeta dhe nje simbolike e pese yjeve te para per nje hotel te pare ne Kosove.
Ne kohen kur bisedohej per pavaresine e Kosoves mundimi i vetem qe shfaqej nuk ishte siguria dhe koncepti i ritualit te pavaresise. Bisede e vetme ishte fjetja dhe mikpritja per miqte e pavaresise. Ku duhet te flinin ata nese vijne dhe festojne se bashku me ne. Ne fund u pat diskutuar nje zgjedhje: e vetmja qe iu ra ndermend ishte nje qytet afer Prishtines por qe eshte kryeqytet i Maqedonise. Shkupi.
Nje cerek shekulli me vone, nga koha kur eshte ndertuar Grand Hoteli ne Prishtine, ky vend nuk e ka asnje hotel me pese yje dhe nuk e ka asnje vend ku mund ta qosh nje mysafir special. Hiq kushtet ne disa hotele modeste private, ku ato jane jashtezakonisht te mira, ketij qyteti i mungon madheshtia dhe simbolika e hotelit qe i jep kuptimin pavaresise dhe kryeqytetit. I jep kuptimin idese se pavaresise qe per fat te keq po e shemton mungesa e nje hoteli dinjitoz.
Ky vend mund te damkoset ne cdo hap, t'i jepet nje tablo e shtrember vetem per faktin e thjeshte-mungesen e nje hoteli prestigjioz.
Kjo situate ne kryeqytet te nxjerr ne pah tiparet e nje vendi pa ide. Pa shprese se mund te edukohet, dhe heq tiparet e bukura per nje vend te posapavaresuar. Nuk guxoj te them dhe te jem i ashper me vendin tim dhe me biznesmenet e ketij vendi, por mund te them se mund te gjykohet dhe mund te shpjegohet nje vend ne baze te ofertes qe te jape nje strehe per te bere nje sy gjume.
Javen e kaluar kur isha ne Tirane kerkova kot vend per fjetje ne Sheraton, Rogner, Grand, Hotel Tirana, Hotel Iliria... Mezi gjeta nje dhome ne nje hotel te vogel. Quhej Vila tre.
Nuk eshte e rendesishme ketu se a gjeta vend per te fjete nje nate. Ishte Tirana dhe hotelet e saj qe gumezhinin nga mijera turiste dhe njerez qe kishin ardhur per arsye te ndryshme ne Shqiperi.
Asnje vend i lire neper hotele.
Qortimin me te hidhur qe kisha nga Tirana, kete here, i drejtohet tre qytetareve biznesmene te njohur nga Prishtina. Bexhet Pacollit, Remzi Ejupit dhe Zylqif Berishes. Kete te fundit e njoh shume pak te mos them kalimthi. Kujtimet e mia per dy te paret ndryshojne prej puneve te mia te meparshme me ta, e te cilat kane qene korrekte dhe besnike ne gjithe ate qe kemi bere bashke. Po them ne pjesen profesionale te kontaktit.
Por ajo qe po ndodh me hotelin Grand ne Prishtine eshte mekat i ketyre njerezve qe ne nje menyre a tjeter e lane kryeqytetin te shemtuar me disa rrjeta pune qe ato nuk ofrojne asgje tjeter pervec idese se pertacise dhe udheheqjes se saj nga nje njeri qe turizmin dhe hotelerine e ka per pune malesie.
Ky qytet ne te vertete nuk pasqyron te vertete qe ofrojne Hoteli Grand dhe Hotel Iliria. Nuk pasqyrojne fytyren e vertete te ketij populli dhe te kesaj qytetarie. Edh pse kur flet me njerezit qe e dine cka eshte te perjetuarit e fjetjes dhe konakut eshte gjithcka e qartesuar. "Pavaresia juaj eshte si Hotel Grandi". Nje fjali e shemtuar qe nuk u bie barre te gjithe qytetareve. I bie barre mekatareve e me shume nje mekatari qe e udheheq kete simbolike te qytetit te Prishtines.
Kur e shoh Grand Hotelin e shoh nje gjendje ku njerezit dhe gjerat iu nenshtruan nje riformimi te dhunshem. Vetem disa kilometra larg nga ne, ku hotelet jane nevoje dhe simbolike e kultures, na jep nje tablo te njerezve dhe nje populli qe kemi nje tradite mesjetare. Ku hoteli dhe buajtja nuk eshte kulture. Nuk eshte as komunikim i trupit me rehatine.
Ne e kuptojme hotelin si pushim ditor, qe ne gjuhen vulgare quhet qihane!
Niveli i ketyre dy hoteleve e ka vetem kete kuptim qe thash me larte. Kurrsesi nuk jep pasqyren e nje simbolike ku gjumi dhe rehatia e njeriut, pas nje lodhje, nuk eshte vetem nevoje e domosdoshme por edhe kujtese dhe rrefim kulturor nga nje qytet.
Grandi dhe Iliria jane vendet ku tregohet se ne kete vend ka pas permbysje kulturore te paparashikuara. Njerezit qe me se paku kam pritur ta bejne kete jane Bexhet Pacolli dhe Remzi Ejupi. Kete te tretin, Zylqif Berishen, e njoh me pak dhe skam c'te them per te. Pervec qe udheheq dhe jeton ne shemtine e quajtur Grand Hotel.
P.S.
Per ata qe nuk e dine, kur flitet dhe shkruhet per Grand Hotel-in panatyrshem dhe habitshem thuhet se ata qe vizitojne Kosoven duhet te kene kujdes qe te mos flene ne kete bujtine. Aty ka buburrece, eshte papaster... Nuk sugjerohet per fjetje...