E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse i admiroj grate e politikaneve te opozites"

Cfare do te thote te jesh bashkeshortja e kryeministrit, detyrimet qe ke per familjen por edhe ato per femijet dhe profesionin. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" znj. Liri Berisha tregon per jeten e saj te perditshme, si fillon mengjesi me pune duke iu ardhur ne ndihme femijeve ne nevoje, pasditja qe i kushtohet familjes dhe takimi me bashkeshortin, i cili eshte gjithmone ne oret e vona te pasdites apo mbremjes. Znj. Berisha tregon per lidhjen qe ka me femijet e saj si dhe kohen qe u kushton atyre. Por, nga ana tjeter tregon edhe lidhjen qe ka me femijet e fondacionit. Per te eshte nje deshire e madhe qe te ndihmoje ata femije, te cilet familjet e tyre nuk mund t'ua ofrojne, shteti dhe spitalet shqiptare nuk mund t'ua servirin.

Profesioni juaj eshte mjeke pediatre, dhe per vite me radhe jeni marre me femijet. Sot drejtoni nje fondacion, perseri per t'u ardhur ne ndihme femijeve, pra nje jete e perkushtuar per femijet, pse keni bere kete zgjidhje, cfare do te thote kjo?

Dashuria per femijet, dashuria per profesionin ka qene motivi i jetes sime. Tani nuk e ushtroj me profesionin e mjekes, por ky ka qene nje nga profesionet qe e kam zgjedhur, e kam dashuruar qe ne fillim dhe vazhdoj ta dua. Lidhja me fondacionin eshte nje vazhdim i profesionit tim, nje vazhdim me i preokupuar, nje vazhdim me intensiv dhe tashme jo per nje problem, por per shume probleme. Eshte nje fondacion qe merret drejtpersedrejti me problemet e femijeve ne nevoje, te cilet nuk arrijne dot te zgjidhin keto probleme per shkak te mungeses se infrastruktures ne vendin tone. Ajo qe mund te them eshte se kemi realizuar operacionet e shume femijeve, te cilat nuk kane qene te mundura te realizohen ne spitalet e vendit tone. Pervec ndihmes shendetesore qe u jepet femijeve, fondacioni eshte i perqendruar edhe tek femijet jetime, per shkollimin e tyre, per pjesen sociale te ketyre personave apo edhe familjeve te cilat paraqesin probleme. Gjate kesaj periudhe Fondacioni i Femijeve ne Nevoje, eshte marre me femijet rome, me femijet e braktisur dhe gjithmone kemi pasur parasysh sfida te rendesishme. Nje nga keto eshte ngritja e nje qendre ne Lushnje per femijet talasemike, dhe mbi te gjitha qe ne fillimet e veta, fondacioni ka lobuar per te vendosur mjekimin e ketyre femijeve me nje preparat te quajtur, Exjade. Ky eshte nje nga sukseset e arritura ne kete drejtim, sepse keta femije kane mundur te largojne nje procedure shume te veshtire per marrjen e ketij ilaci. Sfida jone, per vitet ne vazhdim eshte ngritja e nje qendre qe do te kete emrin "Qendra Kombetare per Zhvillimin e Femijeve", ku ndermjet shume problemeve qe do te trajtohen do te jete edhe autizmi.

Cilat jane projektet e fondacionit, qe do te zhvillohen ne te ardhmen?

Hapja e qendres per trajtimin e femijeve autike, eshte nje nga projektet me te rendesishme qe ne kemi. Ne projektet i kemi te lidhura me problemet qe dalin, per shembull lidhemi me klinika te huaja ne menyre qe t'i vijme ne ndihme femijeve, te cilet kane probleme te ndryshme shendetesore. Keshtu kemi mundur te realizojme operacionet e dhjetera femijeve ne shume klinika te botes per shembull ne Itali, Genova. Londer, Paris, Ankara, Athine, Kajro etj.

Keni bere nje pune te madhe gjate ketyre viteve, si presidente e Fondacionit te Femijeve ne Nevoje, por cila eshte nje nga deshirat qe ende nuk eshte realizuar nga ana juaj? Po arritja e deritanishme?

Ajo qe une dua, eshte te jap sa me shume per ata njerez dhe vecanerisht femije te cilet vuajne, aq sa une te kem mundesite. Per sa i perket arritjeve, mund te them se jeta ka shume te perpjeta dhe tatepjeta. Suksesi me i madh eshte qe nga nje tatepjete ngrihesh atje ku do, dhe vazhdon perpara. Sukseset me te medha i quaj ne rrafshin profesional, ate qe arrij te shpetoj nje femije. Kurse ne rrafshin familjar gjeja me e bukur, jane femijet e mi dhe familja.

Meqenese dolem tek femijet tuaj, cila eshte marredhenia qe keni krijuar me ta? Sa here takoheni bashke?

Marredheniet jane te shkelqyera, si cdo nene me femijet e saj, si cdo familje, marredheniet me te ngroha qe te mbushin shpirtin, qe te mbushin syrin. Jane marredhenie qe te duket se nuk rri dot pa to, dhe cdo gje te duket sikur eshte e varur vetem me ta. Se bashku takohemi cdo dite, madje ka raste kur nje pjese te mire te kohes e kalojme se bashku.

Si e kalon 24-oreshin znj. Liri Berisha?

Me duket sikur e gjithe jeta ime ka nisur me pune ne mengjes, dhe do te ishte shume e trishtueshme sikur te mendoja qe nje dite, nuk do te kam se me cfare te merrem. Faktikisht dita eshte e ngarkuar dhe mund te them se ngarkesa profesionale keto kohe, eshte shume me e madhe sesa kur kam qene ne pune si pediatre, ose ishte bere ajo puna rutine edhe une kisha krijuar grupin e pacienteve te mi. Kurse tani, problemet ne fondacion jane te tilla qe gjate gjithe viteve te mia te profesionit si mjeke, nuk kam pare raste me te renda, ose me duket sikur une e ndiej si nje vrasje shpirterore, qe une duhet t'i zgjidh ato. Puna vazhdon gjate dhe ka raste kur, nuk me kthehet ne dreke nga puna Saliu me vjen mire, sepse them qe do vazhdoj edhe une me gjate te punoj. Por, pjesa tjeter eshte pjesa qe i perkushtohet familjes dhe njerezve qe me kane qendruar gjithmone afer, si dhe shoqerise.

Me z. Berisha kur takoheni?

Ne darke vone, pasi ai te kete perfunduar te gjitha aktivitet dhe takimet e tij. Por takimet jane edhe ne dreke, qe mund te jene shume te shpejta pasi gjate ketyre koheve te fundit, axhenda e tij eshte shume e ngjeshur.

Si i keni marredheniet me bashkeshortet e politikaneve te tjere takoheni, organizoni aktivitete? Po me bashkeshortet e politikaneve te opozites?

Te them te drejten vleresoj te gjitha bashkeshortet e politikaneve, qofshin te majte apo te djathte sepse une e di se cfare veshtiresish sjell lufta politike. I vleresoj dhe i adhuroj ato qe kane ditur te mbajne dhe te ruajne nje ekuiliber, jo vetem familjar por edhe shoqeror


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›