Ekrem Spahiu: Kongresi i Lushnjës, gur kilometrik në historinë e shtetit shqiptar

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu zhvilloi dje një vizitë në shtëpinë muze, ku 89 vjet më parë u mbajt Kongresi i Lushnjës dhe theksoi se “Kongresi i Lushnjës” është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe gur kilometrik në historinë e krijimit dhe të zhvillimit të shtetit shqiptar që rikonfirmoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe formën e saj juridike si Monarki, këtë herë me një mbret të dalë nga gjiri i kombit shqiptar’’. Ai theksoi se “rishkrimi i historisë pa paragjykime ideologjike ka nxjerrë në dritë fakte të reja që deri pak kohë më parë kanë qenë mbajtur të fshehta për publikun”. Si të tillë ai përmendi, rolin përcaktues të Ahmet Zogut, që në cilësinë e ministrit të Brendshëm të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës dhe në kushtet e vështira kur Shqipëria e mesme ishte e okupuar nga ushtria italiane që ishte përkrahëse e qeverisë së Durrësit, siguroi ushtrimin aktivitetit të qeverisë së re dhe zgjerimin e territoreve nën autoritetin qendror të Tiranës. “Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon të mbetet e angazhuar, deklaroi Spahia, për korrigjimin e padrejtësive historike dhe bashkimin kombëtar; konsolidimin e demokracisë dhe zbatimin e ligjit, ruajtjen dhe zhvillimin e traditës, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin e tij në strukturat Euro-Atlantike”.
...