E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba duhet të largohet nga Chelsea

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 21:29

Ish-mbrojtësi i Chelseas, Frank Lebouef mendon se Didier Drogba duhet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Pas formës së dobët në periudhën e fundit dhe ardhjes së Fernando Torresit, Drogba mund të ketë hapësirë të kufizuar në ekipin e Carlo Ancelottit. Dhe Lebouef mendon se është koha që ylli nga Bregu i Fildishtë të largohet nga Stamford Bridge.

“Ndoshta në fund të sezonit është koha që Drogba të kalojë te ndonjë klub tjetër dhe të gjejë sfida të reja për të vazhduar karrierën e tij të suksesshme. Është situatë e ndërlikuar për Drogbën, sepse ai është yll i madh në Chelsea, por nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të treguar kualitetet e tij. Ai duhet të paraqitet më mirë. Mendoj se shumica e yjeve të Chelseas janë në fund të ciklit të tyre dhe u nevojiten sfida të reja”, tha Lebouef për talkSPORT.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›