E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aduriz mungon për një muaj

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 21:26

Sulmuesi i Valencias, Aritz Aduriz do të mungojë në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Schalke 04 për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

Aduriz u rrëzuar keq pas një kërcimi për top në barazimin 0-0 në shtëpi me Sporting Gijon të shtunën dhe u bart jashtë fushës. Klubi ka njoftuar se ai do të qëndrojë jashtë fushës për rreth katër javë.

Valencia që gjendet në pozitën e tretë në La Liga, barazoi 1-1 me Schalken në takimin e parë dhe zhvillon ndeshjen e kthimit në Gelsenkirchen më 9 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›