Shefi Armatimit Rinas heq pergjegjesine nga vetja
Shefi i Armatimeve te Forcave Ajrore ne Rinas eshte ripyetur dje perseri nga hetuesit e Prokurorise se Pergjithshme ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Petrit Dauti ka qendruar rreth 2 ore ne organin e akuzes per te dhene shpjegime te tjera ne lidhje me tragjedine e 15 marsit. Shefi i armatimeve te Forcave Ajrore ne Rinas mesohet se ka dhene te njejtat shpjegime si dy dite me pare, ne lidhje me transportin e municioneve per ne fabriken e Gerdecit. Nga ana tjeter, Dauti mesohet se ka sqaruar grupin hetimor qe nuk ka pasur dijeni ne lidhje me transportimet qe kryheshin, duke hequr pergjegjesine e tij ne lidhje me kete ngjarje. Burime zyrtare thane se Dauti ishte thirrur serish dje per disa verifikimeve te tjera ne lidhje me tragjedine e 15 marsit, ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Mesohet se dje ushtaraku i larte ka thene se nuk eshte kryer transport ajror i armeve e municioneve, pasi kishin hyre nepermjet rruges tokesore, e pikerisht me makinat e ushtrise. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se paralelisht me zyrtaret jane marre ne pyetje edhe persona te tjere, te cilet kane qene punetore te kesaj fabrike. Ne deshmite e tyre eshte konfirmuar edhe mberritja e municioneve ne fabrike me makinat e ushtrise. Zyrtaret sqaruan se punonjesit, te cilet po merren ne pyetje jane persona qe kane dijeni ne lidhje me ngjarjen. Hetuesit interesohen per transportin e municioneve, ne menyre te tille qe te arrihet ne pisten qe po hetohet nga ana e grupit hetimor, per trafikimin e municioneve. Mesohet se te tjere zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem do te thirren ne ditet e ardhshme ne lidhje me kete tragjedi, per te verifikuar nese ka pasur apo jo trafik te municioneve. Aktualisht grupi hetimor ka marre ne pyetje te njejtet persona qe jane thirrur edhe me pare nga ana e Prokurorise se Tiranes, kur kjo e fundit po hetonte dosjen "Gerdeci".
Veprimet e kryera nga ana e grupit te pare hetimor, kane nisur nga e para, duke mos nxjerre deri me sot asnje shkak te shperthimit, apo verifikim te pistave te ngritura. Priten edhe pergjigjet e analizave nga SHBA per kampionet e dheut dhe mbeturinave te municioneve per te percaktuar perberesit kimike, perqendrimin e barutit dhe shkaqet e ngjarjes.
R.C
Veprimet e kryera nga ana e grupit te pare hetimor, kane nisur nga e para, duke mos nxjerre deri me sot asnje shkak te shperthimit, apo verifikim te pistave te ngritura. Priten edhe pergjigjet e analizave nga SHBA per kampionet e dheut dhe mbeturinave te municioneve per te percaktuar perberesit kimike, perqendrimin e barutit dhe shkaqet e ngjarjes.
R.C