Pagat dhe shperblimet, protestojne punetoret
Punetoret e Gerdecit kane dale ne proteste diten e djeshme per te marre pagat e prapambetura, nderkohe qe kane kerkuar dhe demshperblim per punen e bere. Sic ishte paralajmeruar, nje dite me pare ish-punonjesit e fabrikes se cmontimit te municioneve ne Gerdec, protestuan prane kraterit te shperthimit me 15 mars te ketij viti. Ish-punetoret kerkojne demshperblim dhe t'u paguhet rroga e prapambetur. Protesta eshte organizuar nga rreth 100 punonjes nje dite pasi ata paten nje takim me Kryeministrin Sali Berisha, dhe Presidentin Bamir Topi. Protesta e organizuar nga punonjesit eshte bere ne afersi te kraterit te shperthimit, ne vendin qe ka qene e ngritur fabrika, ne te cilen punonin. Kjo nuk eshte hera e pare qe punonjesit e fabrikes se cmontimit te predhave ushtarake ngrihen ne proteste per te kerkuar te drejtat e tyre. Ata kane kerkuar dhe me pare qe te kompensoheshin per demet e shkaktuara dhe qe t'u jepeshin pagat e prapambetura. Gjate protestes se djeshme, kane qene te pranishem te gjithe punonjesit e mbijetuar ne kete tragjedi, qe deri me tani ka marre jeten e 26 personave, shumica prej te cileve punonjes te fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake, qe merreshin nga i gjithe vendi dhe silleshin ne kete fabrike.
A.C
A.C