Shefi i EULEX-it De Marnhac viziton nesër Tiranën
Me ftesë të Zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto mbërrin për vizitë në Tiranë, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac.
De Marnhac do të takohet nesër në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shefi i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, z. Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit.