Shkodër, kapet i kërkuari nga Interpoli
Një person i kërkuar nga Interpoli dhe policia shqiptare u arrestua mbrëmjen e së hënës në Shkodër. Bari Delaj, 28 vjeç, ishte dënuar me 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
28-vjeçari, banues në fshatin Nikç, Komuna Kelmend e rrethit Malësi e Madhe ishte shpallur në kërkim që në vitin 2007, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës te prerë, e kishte dënuar me 10 vjet burgim për veprat penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe Mbajtje, prodhim dhe transportim të substancave kimike.
Gjithashtu, Delaj ishte edhe në listën e Interpolit. / Anila Dushi