Milan ia ofron Shevën Realit?
Sipas gazetës spanjolle me bazë në Madrid, "Marca", skuadra e Milanit do ta huazojë sulmuesin ukrainas Andriy Shevchenko te Real Madrid. Mbretërit kanë probleme në sulm pas dëmtimit të Ruud van Nistelrooyt, ndërkohë që drejtuesit e skuadrës dëshirojnë të transferojnë një sulmues klasi në afatin kalimtar të janarit. Deri më tani mediat kanë spekuluar shumë emra të cilat mund ta veshin fanellën e Los Merengues, përfshirë Hernan Crespon, Carlos Tevezin, Diego Militon, Klaas Jan Huntelaar dhe Andrei Arshavin, ndërsa tash edhe emri i Shevchenkos i është shtuar kësaj liste. Sipas të përditshmes "Marca", Rossonerët dëshirojnë t'ia ofrojnë klubit madrilen shërbimet e ukrainasit, i cili nuk përshtatet në planet e Carlo Ancelottit për këtë sezon, dhe aktualisht është zgjedhja e katërt e trajnerit, pas Filippo Inzaghit, Patos dhe Marco Borriellos.