Shefi i Porshes Wiedeking jep dorëheqjen
Shefi i Porshes Wendelin Wiedeking ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kompanisë. Për largimin ai merr një zhdëmtim prej 50 milionë eurosh. Edhe kryetari i bordit të financave Härter do të largohet nga prodhuesi i makinave sportive. Veç lajmeve për largimin e dy figurave kryesore nga kompania, këshilli i Porshe, vendosi rritjen e kapitalit me 5 miliardë euro.