Gripi i Derrit, zbulohen tre raste të reja Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276','9')
Tre raste të reja të Gripit të Derrit, janë zbuluar në Shqipëri. Analizat laboratorike kanë konfirmuar se tre marinarë të huaj, dy filipinas dhe një rumun, të cilët kanë qendruar në vendin tonë për disa ditë dhe janë larguar para dy javësh, janë të prekur nga virusi A H1N1. Autoritetet shëndetësore thonë se harta e të dyshuarve si të infektuar shtrihet në disa qytete.
Shtimi i rasteve nuk përbën më risi për autoritetet shëndetësore. Ata garantojnë se janë të gatshëm për të përballuar çdo situatë. Por këshillojnë personat që ndjejnë simptoma të virusit, që të vetëizolohen.
“Ekzistojnë maska speciale për shëndetësinë, por nuk këshillojmë përdorimin e maskave masive në rrugë, në spitale janë shpërndarë mjete mbrojtëse dhe medikamente. Nuk ka nevojë për kufizim të lëvizjeve udhetimeve, por ato që kanë shenja duhet të vetëizolohen.”
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ripërsërisin se nuk ka vend për panik, pasi virusi e ka humbur violencën e tij vdekjeprurëse.
“Virusi nuk ka të njejtën violenzë, për pasojë shumica e rasteve nuk kanë patur nevojë për trajtim mjekësor dhe vetëm 1 për mijë kanë patur probleme serioze, që mund të kenë shkaktuar vdekjen.”
Për të informuar sa më mirë qyetarët për simptomat ne mëyrën se si mund të ruhen nga prekja e virusit të gripit A h1n1 specialistët e Shëndetit Publik kanë nisur një fushatë me publikimin e posterave, fletëpalosjeve apo spoteve televizive. Shumë keshilla u adresohen fëmijëve.
Higjena vetjake duket si reagimi më efikas për të përballuar këtë virus, i cili, dita ditës po e zgjeron hartën e tij edhe në botë.