E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i Toyota-s, kokulur: Na ndjeni për gabimet e rënda

Sipas tij, shkaku i defekteve është shtrirja e madhe e kompanisë

Shefi i “Toyota”-s ka pranuar dje se ndoshta shkak për problemet e fundit me makinën e famshme ka qenë shtrirja dhe përhapja e kompanisë në mënyrë të menjëhershme dhe shumë masive. Situata shumë e vështirë me të cilën kompania po përballet së fundmi, ka bërë që ajo të tërheqë nga tregu 8.5 milionë automjete në të gjithë botën. Në një deklaratë personale që do të dërgohet sot edhe në Kongresin Amerikan, shefi i kompanisë, Akio Toyotas, ka thënë se “ndoshta për shkak të shtrirjes së madhe të kompanisë, prioritetet u bënë paksa konfuze”. Reputacioni i prodhuesit më të madh të makinave në botë u dëmtua rëndë nga një sërë problemesh të mëdha që pasuan njëri-tjetrin, duke filluar që me mosfunksionimin e frenave e deri te problemet me marshet e çështje të tjera të dorës së dytë. Pronari aktual është nipi i krijuesit të makinës, themeluesit të saj dhe e ka marrë përgjegjësinë për defektet e makinës të gjithën mbi vete. “Të gjitha makinat e ‘Toyota’-s mbajnë emrin tim. Për mua, kur makineritë janë të dëmtuara, është si të jem dëmtuar vetë. Unë, më shumë se askush tjetër, do të doja që makina të mos kishte asnjë lloj problemi dhe do të doja që blerësit tanë të ndiheshin të sigurt kur ta ngisnin makinën. Unë jam i mendimit se ndoshta defektet ndodhën pasi ne u shtrimë shumë dhe në një kohë të shkurtër, duke menduar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’u shërbyer klientëve tanë”. Zoti Toyota i kërkoi ndjesë publike familjes së Mark Saylor në Kaliforni, i cili humbi jetën për shkak të defektit të makinës dhe çoi në hetimin nga ana e autoriteteve amerikane të makinës. Për problemet e makinës u krijua një komision i posaçëm, që ka marrë në hetim çështjen, duke u nisur nga ankesat e konsumatorëve të ndryshëm në lidhje me problemet e makinës. Sipas përfaqësuesit të “Toyota”-s në Shtetet e Bashkuara, një nga gabimet e bëra që në fillim ishte mungesa e analizimit të situatës dhe marrja e masave.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›