Patozi Mosvotimi i ligjit menyra me e keqe qe PS u tregon amerikaneve

Partia Demokratike e percjell me shqetesim vendimin e grupit te PS-se per te bllokuar ne seancen e neserme ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative ne nje kohe kur dihet se kjo eshte nje nisme e suportuar dhe financuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi reagoi sot ndaj vendimit te grupit socialist per te mos votuar neser ne Kuvend ligjin per Gjykaten Administrative. Nenkryetari i PD-se ftoi edhe njehere opoziten te behet pjese e nismes dhe te refletoje ndaj kerkeses se amerikaneve te cilet financojne projektin perkates. Jam ketu qe te ftoj edhe nje here grupin parlamentar te Partise Socialiste per te rishqyrtuar vendimin e tij per te bllokuar ligjin e Gjykates Administrative i cili eshte neser ne rendin e dites te punimeve te Kuvendit. Ftesa jone eshte e sinqerte dhe e ndershme sepse ajo ka ne thelbin e saj respektin per shtetin ligjor dhe per biznesin shqiptar konsolidimin e sistemit tone gjyqesor si dhe transparencen me te madhe te institucioneve te vendit. Ne mendojme se Partia Socialiste duhet te konsideroje edhe nje here si shume te cmuar ndihmen bujare te taksapaguesve amerikane e cila shkon e gjitha ne dobi te persosjes se sistemit tone dhe ne favor te cdo qytetari shqiptar. Mos votimi i ketij ligji do te ishte menyra me e keqe dhe me e papershtatshme e cila nuk do te kishte aspak te bente me mirenjohjen qe ne te gjitheve na takon te shprehim per kete kontribut te vyer- u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Patozi. Ai i kujtoi PS-se se ligji ne fjale kurrsesi smund te ndaje kampet politike pasi perfituesit e tij jane sipermarresit dhe te gjithe qytetaret shqiptare qe kane lidhje me biznesin. Ky eshte nje ligj qe nuk mund te ndaje kurrsesi kampet politike pasi perfituesit e tij qe jane kryesisht sipermarresit dhe te gjithe qytetaret e ketij vendi qe merren me biznes nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Eumlshte nje fakt i pranuar nga te gjithe qe nuk mund ti ndaje ata ne te Partise Demokratike apo te Partise Socialiste- tha ai. Deputeti demokrat vuri ne dukje gjithashtu se grupi parlamentar i Partise Demokratike eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo amendament propozim dhe sugjerim te opozites per ligjin e Gjykates Administrative. Mazhoranca eshte e bindur se nuk ka asnje arsye qe votimi i ketij ligji te kushtezohet me elemente te tjere te debatit politik ne Shqiperi per te cilet ajo eshte njekohesisht e hapur per te bashkepunuar pa asnje paragjykim. Duke ritheksuar rendesine e jashtezakonshme qe ka ky ligj per klimen e biznesit ne Shqiperi per forcimin e sistemit gjyqesor por edhe per raportet me partneret tane strategjike ne serish mbetemi me shprese se Partia Socialiste do ti bashkohet mazhorances ne votimin e tij lsquopro ne seance- deklaroi me tej nenkryetari i Partise Demokratike Astrit Patozi.
...