E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS rikthehet ne identitet ushqen doktrinat e Enverit i thote jo financimit te SHBA-se

29-09-2010 / Gazeta 55

Grupi parlamentar socialist vendos te mos votoje neser ne Kuvend ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. LMN kundershton vendimin Blushi Po injorojme kerkesen e amerikaneve. Rama Nese ste pelqen vendimi i grupit dil jashte


Partia Socialiste ka firmosur sot gafen me te madhe politike ne historine e saj pluraliste teksa ka injoruar apelin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te miratuar ligjin per Gjykaten Administrative seancen e neserme te Kuvendit. Vendimi i grupit parlamentar i mbledhur sot ne mesdite ka qene lsquojo dhenies se konsensusit per kete ligj te rendesishem pjese e rendesishme e projekteve te USAID per rregullimin e marredhenieve mes biznesit dhe shtetit. Ashtu sic kishte paralajmeruar nje dite me pare kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci Pastia Socialiste do te kushtezoje votat derisa mazhoranca te pranoje paketen e paraqitur nga opozita ku ne themel eshte hetimi i zgjedhjeve. Vetem nje dite perpara se Kuvendi te shqyrtoje ligjin per Gjykaten Administrative Partia Socialiste ka vendosur qe te mos e votoje ate ne seancen plenare te se enjtes. Por mbledhja nuk ka shkuar e gjitha ne favor te vendimit eunuk te njerezve te Edvinit. Perfaqesuesit e Levizjes per Mendim Ndryshe ne PS kane kundershtuar ashper vendimin e shumices se deputeteve te majte duke i kujtuar Edi Rames se ky ligj financohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe se nuk eshte ne interes te qeverise. Por polemika e Edvinit ka qene e menjehershme duke i kujtuar deputeteve kritike Ben Blushi dhe Arben Malaj se nese nuk u pelqen vendimi i grupit mund te largohen nga mbledhja. Per Gjykaten Administrative reagoi dy dite me pare vete ambasada e SHBA-ve ne Tirane duke theksuar se Shqiperia rrezikon ti nderpriten fondet qe perfiton nga Programi i Pragut te Dyte te Korporates Sfida e Mijevjecarit nese deri ne fund te javes nuk miratohet projektligji per Gjykaten Administrative. Mesa duket Edvini e ka konsideruar si beteje personale te cenoje interesin e vendit dhe perjashtimin nga financimi i projekteve te rendesishme nga SHBA-te. Mungesa e Gjykates Administrative i shkakton biznesit ne vend cdo vit nje humbje prej 400 milione euro. Njekohesisht me mos miratimin e ligjit per ngritjen e kesaj gjykate Shqiperia rrezikon perjashtimin nga programet e financimit te shteteve te Bashkuara te Amerikes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›