E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Halimi Organet e drejtesise te hetojne aferat korruptive te Rames shoket e tij neper bote jane pas hekurave

29-09-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike i kerkon organeve hetimore te zbardhin shkeljet e ligjit nga ana e kryetarit te Bashkise Tirane Edi Rama dhe te marrin masa ndaj tij. Deklarata vjen nga deputeti Eduard Halimi i cili thote se deponimi nga dy investitore se Rama ose Kryetari 100 milion eurosh i detyronte permes Leprit te tij te jepnin 20 te aksioneve eshte kembana qe bie per te sidomos sot ku koleget e tij ne bote kane kaluar pas hekurave per korrupsion me lejet


Edvin Kristaq Rama ose Kapoja i Bllokmeneve te rinj eshte i vetmi politikan qe me emrin dhe me firmen e tij ka vete deklaruar se eshte i pastrehe dhe ne 12 vite ka kursyer vetem 3 mije euro. Kjo qe ne fakt duket nje anekdote e ka vene zotin Rama ne nje situate aspak te lehte. Deponimi nga dy investitore se Rama ose Kryetari 100 milion eurosh i detyronte permes Leprit te tij te jepnin 20 te aksioneve eshte kembana qe bie per te sidomos sot ku koleget e tij ne bote kane kaluar pas hekurave per korrupsion me lejet. Publikimi i kontrates me aksioner Dritan Avllajn ose Tan Lepri ekzakt 20 ne kembim te planit te ndertimit dhe lejes se ndertimit eshte dokumenti e prova akuzues qe nuk falin. Lartesimi i kullave ne 35 kate me te vetmen arsye qe te shtohej vlera e 20-shit eshte skema qe conte kesaj radhe ne 100 milion euro pasurim Leprin e Rames. I kerkojme Kryetarit 100 milionesh mos te mbaje te fshehur Leprin. I kerkojme organeve te shtetit te gjejne e te nxjerrin leprin nga strofulla ku eshte fshehur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›