E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Po behet realitet levizja e lire e shqiptareve

29-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri garanton biznesin Do rimbursohet cmimi i kasave


Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur sot gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave vendimin e djeshem te Komisionit per Drejtesine dhe Lirite Civile ne Parlamentin Evropian duke miratuar rezoluten e pershpejtimit te procesit te heqjes se vizave per te gjithe qytetaret shqiptare. Kreu i qeverise tha se shume shpejt shqiptaret do te levizin pa viza ne zonen Schengen ndersa liberalizimi i vizave eshte i bazuar ne luften kunder korrupsionit dhe reformat e medha te ndermarra nga ekzekutivi. Udherrefyesi dhe reformat kane patur shume rendesi per procesin e vizave- deklaroi shefi i ekzekutivit.


Kryeministri garanton biznesin Do rimbursohet cmimi i kasave PS te votoje ligjin

Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave kreu i qeverise Berisha iu referua serish debatit te fundit per vendosjen e kasave fiskale. Kreu i qeverise i eshte pergjigjur akuzave te opozites per afera korruptive ne autorizimin e dy kompanive per shitjen e kasave fiskale duke i bere thirrje PS-se qe te votoje ligjin dhe te mos bjere pre e luftes se klaneve qe perplasen cdo dite per kasat.
Sipas kryeministrit me pr/ligjin e ri qe do ti paraqitet Parlamentit kasat fiskale do te kushtojne zero per te gjitha bizneset sepse cmimi i blerjes do te rimbursohet me ane te taksave.
Me kete ligj kasat do ti kushtojne zero biznesin shqiptar. Edhe ne proceduren e meparshme ishin parashikuar ne zero po per biznesin e vogel perllogaritja ishte me e komplikuar. Per te bere te qarte ne vendosem qe cmimi i kasave te ulej nga taksat. Duhet te theksoj se cmimin e kasave e percakton tregu dhe jo qeveria theksoi kryeministri Berisha. Ai shtoi se ligjit shtrihet edhe per taksistet pasi jane detyruar te blejne taksimetrin pa memorien elektronike dhe transmetim online me 450 mije leke. Ligji parashikon kete edhe per ata qe kane paguar kasat. Ndaj do tiu garantoj se atyre njelloj si ata qe do ti vendosin do tiu rimbursohen duke ua njohur takse te paguar. Kjo reforme eshte nje reforme ne te vertete jashtezakonisht e rendesishme sic eshte reforma e gjendjes civile. Ky eshte hapi tjeter i rendesishem drejt modernizimin dhe standardeve te rendesishme nderkombetare theksoi kryeministri.
Kryeministri verejti se kasat jane pasaporta biometrike e biznesit.
Sic eshte reforma per kartat e identitetit shqiptar ky eshte hapi tjeter drejt standardeve europiane. Kasat jane pasaportat biometrike te biznesit- tha Berisha.
Ai shtoi se pa keto standarde nuk kemi te ardhme atje ku duam te shkojme. Imagjinoni ju se cfare pershtypje krijon tek nje qytetar evropian qe futet ne magazinat tona dhe nuk merr faturat. Si mund te rimbursojme TVSH-ne- verejti kreu i qeverise.
Me tej ai nuk la pa ironizuar edhe kundershtarin e tij politik cka sipas kryeministrit po vuan shpirterisht per shkak te kasave.
Zoti Rama eshte i detyruar ta miratoje kete ligj. Sic kundershtoi pasaportat biometrike tani ka dhe vete nje te tille ta gezoje. Tani ka kaluar tek kasat. Ky projektligj i jep pergjegjshme cdo spekulimi dhe uroj qe ta nxjerr nga kasa edhe rivalin tim se po vuan shpirterisht shume per shkak te kasave. Lepri eshte tjeter pune por deklaroi se po fus duart ne arken e pushtetit vendor. Jo zoteri qe te gjitha do ti kompensojme. Do te dale shume shpejt se kusht jane lidhjet dhe kush eshte lepri. Eumlshte lufte midis klaneve te atyre qe perplasen cdo dite per kasat. Natyrisht ne cmimet nuk i percaktojme ato i percakton tregu u shpreh ai me tej.
Prej ditesh me radhe Partia Socialiste ka kurdisur nje vale akuzash ndaj qeverise per pajisjen e bizneseve me kasa fiskale duke legjitimuar keshtu prirjen e saj uzurpuese per aktivizimin e evazionit fiskal dhe njeherazi te korrupsionit. Megjithate garancia qe vjen nga qeveria eshte se cmimi i kasave do zbritet permesa taksave qe paguajne bizneset cka do te thote se levizjet e Partise Socialiste tashme jane te destinuara te konsiderohen bllofe. Instalimi i kasave fiskale legjitimon teresisht veprimtarine fitimprurese te biznesit si dhe certifikon investimet e huaja ne vendin tone.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›