E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefikat Ngjela ne versionin sportiv

Nje femer e biznesit, Shefikat Ngjela i ka kushtuar gjithmone vemendjen e duhur pamjes se jashtme. Edhe pse vitet ikin dhe eshte nene e nje djali te rritur, biznesmenia qe mbeshtet klubin sportiv te Tiranes hyn tek ato femra, qe i fshehin vitet me se miri. Kjo fale dhurates se natyres, por edhe fale kujdesit, qe tregon. Te gjithe ata, qe e njohin shohin tek Shefikat Ngjela nje femer te kuruar dhe gjithmone te veshur me klas. Por ndodh, qe ne ne nje dite te nxehte gushti, ajo te lere menjane veshjet moderne e klasike, per t'u pershtatur me nje stil me sportiv, qe natyrisht ndihmon per te qene edhe me fresket. E veshur me nje bluze pambuku ngjyre roze dhe pantallona te zeza, Shefikat Ngjela ka hequr dore edhe nga floket e krehur me kujdes ndersa ka preferuar, qe t'i mbaje te kapur, per t'iu pershtatur stines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›