Gjergj Leka dhe Pirro Cako ne turne me dy balerina
Prej kohesh, dy kantautoret e njohur Gjegj Leka dhe Pirro Cako i kemi pare ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe natyrisht pervec miqesise ata i ka bashkuar edhe puna. Mesojme, se fryt i ketyre projekteve te perbashketa mes te dy artisteve eshte edhe turneu i tyre veror, qe do te nise sot ne mbremje nga pika turistike e Velipojes. "Eshte nje projekt serioz me turne thuajse ne te gjtha rrethet e vendit", citon Leka duke shtuar, se vecanerisht prioritet do t'iu jepet qyteteve bregdetare, ku te dy artistet do te japin koncerte ne diskotekat me te medha. Natyrisht ne repertorin e tyre do te jene kenge te spikatura te secilit, te perpunuara dhe te risjella per stinen e veres, por edhe kenge te muzikes popullore shqiptare, gjithashtu te sjella ne kohe nga vete krijuesit. Pjese e ketij turneu do te jene padiskutim edhe krijimet e fundit te Gjergj Lekes te perfshira ne albumin e tij, qe ka dale ne treg vetem pak kohe me pare. E per t'i dhene turit te tyre nje stil me veror dhe me rinor, kantautoret kane zgjedhur te kene me vete edhe dy balerina. Vajzat, do te kercejne gjate pauzave midis kengeve, duke krijuar ne kete menyre nje minshow.