Olta Boka braktis "Sami Frasherin", imazh i nje gjimnazi te ri
Pas cmimit te pare ne Festivalin e Kenges ne RTSH, Olta Boka arriti te fitonte vemendjen e merituar te mediave. Ishte vetem nje 15-vjecare, qe ngjitej ne skene per here te pare dhe dilte prej andej me nje cmim te rendesishem, qe do ta conte ne Beograd, si perfaqesuese e Shqiperise ne Festivalin Evropian. Pas nje heshtjeje verore, Olta ka nisur tashme te mendoje me sa duket, per fillimin e vitit te ri shkollor. Gjimnazistja e "Sami Frasherit" i ka dhene lamtumiren kesaj shkolle te njohur, per t'u regjistruar ne nje shkolle private. Dhe jo vetem kaq. Kengetarja eshte bere gjithashtu edhe imazhi i ketij gjimnazi te ri, duke ftuar bashkemoshataret e saj te bashkohen me te. Portretin e Oltes e shikon kudo, ne posterat e ngjitur keto dite ne rruget kryesore te kryeqytetit. Aty shfaqet pak me e rritur dhe me e pjekur, nga sa e kemi njohur per here te pare ne skenen e festivalit, megjithate eshte Olta qe te gjithe dine. Nga sa mesojme, kengetarja nuk e ka pasur aspak nder mend te ndryshoje shkollen e saj, por pas nje oferte, qe i eshte bere nga drejtuesit e gjimnazit te ri, ajo ka pranuar te hyje ne nje shkolle jopublike, e madje te behet edhe imazhi i saj, te pakten per kete vit.