E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nertila Koka rikthehet ne Tirane

Pushimet kane qene misioni i rikthimit te saj ne Shqiperi ne keto dite te nxehta vere. Shume vete e kujtojne me nostalgji ne fakt, ngjitjen e Nertila Kokes ne skenen e spektaklit "Kenget e shekullit", gati nje vit me pare. Bjondia me sy te kalter kishte mbetur thuajse e njejta, kur risolli ne kujtesen e publikut kenget e shume viteve me pare. Por kete radhe kengetarja duket, se eshte e fokusuar vetem tek disa dite relaks dhe takimet me te afermit. Diten e djeshme ajo ia ka kushtuar pikerisht miqve dhe familjareve, ndersa shume shpejt pritet te niset me pushime ne nje prej plazheve tona. Prej vitesh e larguar ne Suedi, Nertila Koka eshte nje ze qe i ka munguar skenes me natyren e saj te spikatur dhe teper origjinale, ndaj sa here qe ndodhet ne Tirane, vizita e saj perben interes per mediat. Por qendrimi i kesaj vere ne Shqiperi ndoshta nuk do te jete shume i gjate per Nertilen, qe serish do te niset drejt Gadishullit Skandinav me vajzat dhe bashkeshortin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›