E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefja e BB-së: Rritja ekonomike e ulët, ja këshillat për qeverinë e re

bbTiranë- Me rastin e përfundimt të mandatit shefja e Bankës Botërore në vendin tonë, Kseniya Lvovsky, ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se rrritja ekonomike e vendit tonë ka qenë shumë e ulët, ndërsa shtoi se vitet e fundit kanë qenë të vështira nga ana financiare.

Ky ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit si në rajon, si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë. Ndikimet se krizës dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më përpara. Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, por vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje,- tha ajo.

Më tej ajo ka thënë se qeverinë e re e presin sfida të vështira, ndërsa ka dhënë tre këshilla sa i përket politikës financiare.

Pikë së pari me rëndësi të rritet besimi në institucionet publike, kjo përfshin institucionet e pavarura. Ajo përfshin shtetin ligjor dhe me këtë dua të them zbatimin e shteti në mënyrë të padiskriminuar. Ka rëndësi që Shqipëria që të ketë administratë publike profesionale. Fusha e dytë përshpejtimi i reformave strukturore. Këshilla që do kisha për qeverinë e re është të bëjë ato reforma që ka më shuam përparësi. Fusha e tre konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Program për të rindërtuar hapësirën fiskal,- vijoi shefja e BB-së.

Më tej ajo ka kritikuar nismën e qeverisë së re për ulje taksash, duke thënë se ulja e tyre shoqërohet me shkurtime drastike në shpenzimet publike. Sipas saj çdo qeveri e re duhet të rrisë efektivitetin e taksave.

Më tej Lvovsky ka thënë se niveli i papunësisë në vend vijon të jetë i lartë ndërsa tha se BB-ja do vijojë të punojë për të zgjidhur problemet e shtetit tonë me kompaninë CEZ Shpërndarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›