Dëmtohen 8 skulptura në parkun e Korçës, Bashkia: Të kapen autorët
Korçë- Persona ende të panjohur kanë dëmtuar tetë skulptura në parkun Rinia të Korçës.
Denoncimi ka ardhur nga Bashkia, e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehet se janë dëmtuar vepra të autorëve të ndryshëm nga Zenlanda, Kina, Italia, Britania e Madhe, etj. Skulpturat janë hedhur në tokë duke marrë dëme të shumta, ndërsa u është bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë autorët.
Në parkun Rinia ndodhen në total 32 vepra arti, por tetë prejt yre kanë marrë dëme të shumta, ndërsa sipas bashkisë ky është një akt i shëmtuar që jo vetëm shkatërron një vlerë arti, por dëmton dhe godet qytetarinë korçare.
Bashkia ka bërë denoncimin në policisë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.