Vlorë tentojnë të grabisin me maska, terrizojnë banorët
VLORE- Një pikë këmbimi valuator është tentuar të grabitjet nga dy persona me maska e armë pranë Xhamisë në qendër të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.30, kur dy persona kanë zbaritur nga një makinë tip Fian Uno, të cilin e kishin vjedhur më parë dhe të armatosur janë drejtuar për tek Ex-change, të cilin kanë dashur ta grabisin.
Por, menjëherë policia e lajmëruar nga banorët e zonës, është drejtuar nga vendi i ngjarjes, duke bërë që dy autorët e armatosur, të largohen, pa mundur të grabisin asgjë.
Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre, dy autorët, të paidentifikuar, kanë ndaluar makinën dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi të, me qëllim që ta shpërthenin e digjnin, duke terrorizuar kështu edhe banorët e lagjes "29 Nëntori", 2 kilometar larg vendit ku tentuan të grabisnin.
Burime nga policia kanë bërë të ditur, se dy grabitësit, para se të shkonin për të grabitur, kishin grabitur një makinë "Fiat Uno" dhe me të ishin nisur drejt pikës së këmbimit valutor, që i kishin vënë syrin për ta vjedhur.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)