Shefja e FMN Lagarde hetohet per nje ceshtje te 1993

Shefja e FMN Kristine Lagarde do te merret ne pyetje nga nje gjykate e parisit lidhur me lidhur me pagimin e nje miliarderi te shumëpërfolur gjatë kohës që ishte ministre e financave.
Ceshtja ka te beje me pagesën prej 400 milione euro tek manjati Bernard Tapie, ne vitin 1993, vit kur tapie një personazh kontrovers në botën e biznesit francez, shiti aksionet e tij në kompaninë e artikujve sportivë Adidas tek Credit Lyonnais.
Tapie ishte edhe nje mik i afert i ish presidentit Nikola Sarkozi, kreu i qeverise net e cilen Laggarde bente pjese.
Në vitin 2007, presidenti Sarkozy sugjeroi se Ministria e Financave, që në atë kohë drejtohej pikërisht nga Lagarde, duhet ta çonte çështjen në arbitrazh.
Hetimet nfaj lagarde kane nisur qe ne 2011, me akuzen “bashkëpjesëmarrje ne përvetësim te fondeve publike” dhe pjesemarrje ne falsifikim. Sipas prokuroreve nese Lagarde shpallet fajtire mund te denohet deri ne 10 vjet burg.
lagarde ende insiston se atëherë pagimi i biznesmenit ishte zgjidhja më e mirë, edhe pse Tapie fitoi një shumë më të madhe nga sa priste të merrte.