E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i OSBE per plotesimin e vendeve vakante ne KQZ

Kur i kanë mbetur pak muaj, para se të largohet nga Shqipëria, Eugen Volfarth ka përsëritur apelin në adresë të klasës politike.
Në një prononcim për mediat, ai tha se plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duhet të jetë në krye të agjendës së partive politike.
“E kam përmendur se të pasurit një KQZ të plotë duhet të jetë në krye të axhendës së partive. Sigurisht që zgjedhjet dhe përgatitja e zgjedhjeve janë një element që përfshijnë KQZ. Por ajo çka ndihmon shumë është që partitë politike apo liderët politikë të flasin për atë çka do të ndodhë pas 23 qershorit. Unë uroj që të ketë një vendim sa më herët që të jetë e mundur nga parlamenti, duke pasur parasysh sa e rëndësishme është hapja e rrugës drejt BE-së dhe për këtë duhet një lloj stabilizimi institucional”, u shpreh ambasadori i OSBE. 

Votimi për 3 ligjet, që pritet në seancën e jashtëzakonshme të ditës së enjte, duhet të ecë paralelisht edhe me luftën ndaj fenomeneve negative, thotë Volfarth.

 “Çdo gjë që do të vendoset në parlament do të jetë një vendim i duhur dhe sovran dhe unë sigurisht shpresoj që të jetë në të mirë të shqiptarëve”, vlerësoi ai.

Faktori ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për mënyrën e funksionimit të KQZ. Për ta, Komisioni duhet të funksionojë me kapacitete të plota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›