Shehi: Më shumë gjëra na ndajnë sesa na bashkojnë
22/06/2010 LZHK-ja spranon të bashkëpunojë me PD-në për zgjedhjet lokale
Kreu i Lëvizjes nuk i mbyll derën bashkëpunimit të mundshëm
Drejtuesi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, e shikon shumë të vështirë bashkëpunimin me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor. Deklaratës së kryetarit të PD-së për Tiranën Aldo Bumçi dhënë në intervistën për “Metropol” se do të ishte pozitive bashkëpunimi me forcën politike që drejton Shehi, ky i fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht. Bumçi ka thënë se demokratët do të ndërmerrnin patjetër lëvizje të tjera politike, duke evidentuar përfshirjen e LZHK-së në koalicionin për zgjedhjet lokale. “Jam i mendimit se pikat tona të përbashkëta janë shumë më të forta sesa ndryshimet midis nesh”, - deklaroi kryedemokrati i Tiranës. Po këtë shprehje ka thënë edhe Dashamir Shehi, por duke vendosur në fillim të fjalisë atë që Bumçi e kishte thënë në fund. “Në fakt, me PD-në ka më shumë gjëra që na ndajnë sesa na bashkojnë”, - u shpreh për nga “Metropol”. Sipas tij, PD-së i bie ndër mend për LZHK-në vetëm kur flitet për Tiranën. Në komunikimin me Shehin bien në sy pakënaqësitë që ai ka nga raportet gjatë viteve të fundit me lidershipin e selisë blu. Një ish-drejtues i PD-së dhe i zgjedhur në poste të rëndësishme partiake dhe qeverisëse gjatë viteve 1992-1996, marrëdhënia e Shehit me PD-në është ftohur tej mase, kryesisht pas marrjes së pushtetit nga ana e demokratëve në vitin 2005. Por në përgjigjen dhënë deklaratës së Bumçit ai tregohet i kujdesshëm, duke mos i mbyllur dyert në mënyrë përfundimtare një aleance të mundshme me demokratët. “Megjithatë, është ende herët për të thënë fjalën e fundit. Ka ende një vit nga zgjedhjet dhe sa ujë do të rrjedhë deri atëherë”, - ka theksuar ai. Kryetari i LZHK-së, duket se nuk dëshiron të mendojë shumë për politikën dhe ofertat që mund të vijnë, pasi koha është e mjaftueshme për të vendosur pikat mbi “i”. Si tifoz i regjur i Anglisë, ai thotë se tani për tani e ka mendjen vetëm te Kampionati Botëror i Futbollit dhe në mënyrë të veçantë te situata jo e këndshme që po kalon skuadra e tij e zemrën.
Deklarata e Bumçit
“Patjetër që do të ndërmerren dhe lëvizje të tjera politike. Unë besoj se është në interesin e qytetarëve të Tiranës që Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, që drejtohet nga zoti Dashamir Shehi, të bëhet pjesë e projektit tonë për Tiranën. Jam i mendimit se pikat tona të përbashkëta janë shumë më të forta sesa ndryshimet midis nesh. Fryma jonë do të jetë ruajtja dhe zgjerimi i bashkëpunimit dhe koalicionit me shumë grupime politike dhe shoqërore për të hapur një kapitull të ri në Tiranë.”