Starton procesi ne mungese ndaj dy krereve te "Bandes se Lushnjes"
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka hapur procesin gjyqesor ne ngarkim te kreut te "Bandes se Lushnjes", Alfred Shkurti alias Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij Enver Dondollaku. Prokurori i ceshtjes ka lexuar dje kerkesen per gjykim, si dhe ka paraqitur listen e gjate me 120 deshmitare. Nga ana tjeter, prokurori i ka kerkuar gjykates qe ne dosje te perfshinte edhe dy vendime te dhena nga ana e Gjykates se Lushnjes. Keto dy vendime do te dorezohen ne seancen e ardhshme, per arsye se nuk ishin te protokolluara. Sipas prokurorise dy vendimet kane te bejne me masat e denimit qe ka dhene Gjykata e Lushnjes per Enver Dondollakun, ne lidhje me dy grabitje te kryera nga ana e ketij te fundit. Dy te pandehurit, sipas kerkeses per gjykim te lexuar dje ne seancen gjyqesore, akuzohen nga prokuroria per nje seri vrasjes te ndodhura ne qytetin e Lushnjes, gjate trazirave te vitit 1997. Ne kerkesen per gjykim behej me dije se gjithcka nisi pas nje konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajes, per nje loje bilardoje, ne pranveren e vitit 1997. Pak dite nga zenka me fjale ne korrik te vitit 1997, Alfred Shkurti se bashku me vellain e tij Ramadan Shkurti, Enver dhe Bardhyl Rabija te prekur ne seder nga ofendimet e bera ne drejtim te tyre ne nje vend publik, u nisen me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja, me disa pjesetare te familjes se tij qe te "hakmerren". Vetem pak metra larg verandes ku ishte ulur Daja, dy vellezerit Shkurti dhe Rabijat, filluan te qellonin ne drejtim te tyre, shkembimi i zjarrit zgjati disa minuta ku mbeti i vrare ne lokal Genci Kashari, shoku i Artur Dajes, dhe u plagos ky i fundit. Ndersa, nga "atentatoret" mbeti i plagosur vellai i Bares, Ramadan Shkurti. Pas vdekjes se te vellait, Bare organizoi nje bande, duke nisur te hakmerrej ndaj te gjithe personave qe kishin lidhje me Artur Dajen.
Vrasjet
Dy te pandehurit akuzohen nga prokuroria per vrasjen e gjashte personave, te Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit dhe Genci Kasharit. Mbi ta rendojne edhe akuzat te tjera si vjedhje me dhune, shkaterrim prone etj.
Vrasjet
Dy te pandehurit akuzohen nga prokuroria per vrasjen e gjashte personave, te Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit dhe Genci Kasharit. Mbi ta rendojne edhe akuzat te tjera si vjedhje me dhune, shkaterrim prone etj.