Shehu E pakuptimte qe kushtetuta te ndryshoje ne nene te cilat ende nuk jane provuar
Deputeti demokrat Tritan Shehu, anëtar i Komisionit të Ligjeve ne Kuvend, sjell një argument të ri sepse nuk duhet ndryshuar kushtetuta e vendit, pas pendesës së shpallur nga lideri i opozitës për ndryshimet që propozoi në ligjin themelor të shtetit në vitin 2008. Kushtetuta është e pakuptimtë të ndryshojë në nene të cilat ende nuk janë provuar, sic është ai për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Dhe në këtë situatë kur kushtetuta e ndryshuar nuk ka dhënë provat e saj, demokratë nuk kanë asnjë garanci që Rama po bën një kërkesë serioze për të cilën nuk do të pendohet sërish më vonë.
Kjo logjikë sipas Tritan Shehut, të con në përfundimin se Rama thjesht po ruan të njëjtën strategji kur reformat që i kushtëzoi me hapjen e kutive një vit më parë, kërkon t’i mbajë të bllokuara po me të njëjtën mënyrë duke i kushtëzuar me ndryshime në kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, sipas Shehut janë të vetmet që u provuan dhe u provuan suksesshëm dhe ndryshimi i saj në këtë kapitull është i panevojshëm. “Koha është - thekson ai -për reformen zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.
Sa për emrat për kandidatura të mundshme për president vitin e ardhshëm, Tritan Shehu rezervohet t’i komentojë ato.