E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR Zgjedhjet e 8-Majit transparente konkuruese. Berisha vlereson raportin final si objektiv

Menjëherë pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR-it, kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për media ku që në fillim vlerësoi këtë raport dhe shprehu mirënjohje në emër të qeverisë për qindra vëzhgues ndërkombëtarë.

“Shpreh vlerësimin tim dhe të qeverisë shqiptare për raportin final të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit në Shqipëri. Raporti krijoi bazën për progres të mëtejshëm. Ky raport është objektiv dhe frymëzues për zgjedhjet e ardhshme. Raporti, me një kthjelltësi të kristaltë, i vlerëson zgjedhjet si zgjedhjet kompetitive, tranparente dhe si zgjedhje me aspeket pozitive që kanë hedhur bazat e procesit te ardhshem. Cdo votë u hodh, u numërua, u vlerësua dhe u logarit në mënyrën më transparente ndaj dhe këto zgjedhje janë vlerësuar si zgjedhje transparente. OSBE/ODIHR kanë dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri dhe ky vlerësim pozitiv është meritë e sistemit tonë", është shprehur kryeministri Berisha, i cili tha se “fton Komisionin e Venecias të asistojë në zbatimin e reformës dhe fton opozitën për rekomandimet e ODIHR-it.

Kryeministri iu referua këtu Kartës së Kopenhagenit, e cila përfshin barazinë në zgjedhje të kandidatëve si një pikë kyçe për standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ai inkurajoi politikën shqiptare e mbi të gjitha opozitën që ta lexojnë me vëmendje këtë raport, ku do të gjejnë gjithashtu edhe vlerësimin më pozitiv ndaj Këshillit të Ministrave, sa i përket ndalimit të angazhimit të mjeteve të qeverisë në proces.

Duke iu referuar vlerësimit të zgjedhjeve si transparente, shefi i ekzekutivit tha se “Ekipi i ODIHR-it i vlerëson zgjedhjet si transparente dhe kjo i bën një nder të madh tërë sistemit zgjedhor. Kjo është një meritë e veçantë e këtij sistemi zgjedhor dhe dëshmon funksionimin e shtetit ligjor”.

Kryeministri Berisha ripërsëriti se gjatë zgjedhjeve të 8 majit u numërua çdo votë e hedhur nga zgjedhësit, duke shtuar se votat u vlerësuan dhe u llogaritën në mënyrën më transparente.

Në këtë këndvështrim ai foli rishtas për garën e ngushtë të Tiranës duke nënvizuar se kjo shënoi një tezë të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme për sistemin, atë të reformimit të Kodit Zgjedhor dhe të përfshirjes aty të aspektit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Këtë garë të Tiranës, të cilën e fitoi pas një odiseje ligjore në dyert e Kolegjit Zgjedhor Lulzim Basha, kryeministri Berisha e krahasoi me garën në Florida ku u përballën ish-presidenti Xhorxh W.Bush me Al Gore, një garë e fituar përmes gjykatës nga Bush.

“Një garë e ngushtë si ajo e Tiranës ishte një tezë jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin në përgjithësi. Njëlloj si në Florida ku gara e ngushtë midis Bush dhe Al Gore hyri në historinë e SHBA-ve. Një nga rekomandimet e raportit thotë që numërimi dhe vlerësimi e trajtimi i votave të hedhura në kutinë tjetër duhet të parashikohet në Kodin Zgjedhor”, tha kryeministri.

Ai tha se raporti vlerësoi funksiononim e numërimit të votave në tërësi.

“Zgjedhjet në Shqipëri ishin kompetitive. Ekipi i ODIHR-it shpreh në një letër drejtuar qeverisë vullnetin e mirë për t’u angazhuar në ndërmarrjen e reformës zgjedhore, pasi ka nevojë për rishikime”, nënvizoi kryeministri duke i bërë thirrje opozitës dhe partive të tjera që pa humbur kohë të ulen dhe të trajtojnë të gjithë bashkë një nga një rekomandimet e çmuara të raportit për një proces themelor të ndershëm dhe të lirë zgjedhjesh në të ardhmen.

Raporti:

Në raportin përfundimtar Misioni i OSBE/ODIHR thekson se zgjedhjet vendore të 8 majit u vlerësuan për përputhshmërinë e tyre me kushtet e OSBE-së dhe standartet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike si dhe me legjislacionin kombëtar.
“Këto zgjedhje ishin kompetitive dhe transparente. Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një mjedis politik që shndërua në një krizë pas demonstratës antiqeveritare më 21 janar të 2011. Kodi Zgjedhor nuk e rregullon vlefshmërinë e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Kodi Zgjedhor nuk përmend në mënyrë eksplicite se këto fletë votimi të hedhura në kuti të gabuara janë të pavlefshme, por as nuk parashikon ndonjë procedurë për numërimin e fletëve të votimit te pavlefshme dhe për përfshirjen e tyre në rezultatet. Ky hendek çoi në polemika të konsiderueshme dhe një zgjatje të apelimeve në zgjedhjet për kryetar bashkisë të Tiranës”, thuhet në thelb të raportit final të raportit të OSBE/ODIHR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›