E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzina, cmimi rritet 6 leke per liter

Blerina Hoxha

Duke shfrytezuar nje moment te pershtatshem per spekulim, tregtaret e karburanteve kane nisur keto dite rritjen graduale te cmimeve. Tre ditet e fundit cmimi i benzines eshte rritur me 6 leke, ne te gjitha pikat e shitjes me pakice ne kryeqytet dhe sipas punonjesve pritet te kete rritje te tjera te cmimeve. Rritjet "Made in Albania" te cmimeve po behen ne nje moment kur vendi eshte ne prag te fushates elektorale dhe vemendja e institucioneve, mediave dhe opinionit ne teresi, eshte perqendruar tek fushata. Sipas nje tradite historike, por edhe sipas vrojtimeve qe kane bere institucionet e specializuara, tregu i karburanteve ne vendin tone mbetet shume spekulativ edhe ne momente normale. Nafta qe shitet ne Shqiperi pavaresisht se vazhdon te kete cilesine me te dobet ne rajon, ka cmimin me te larte. Edhe pse kete vit cmimet e naftes ne tregjet nderkombetare shenuan serish nje ulje drastike, ne vendin tone ulja nuk eshte reflektuar ne te gjithe masen e saj. Nje liter nafte jo e cilesise se pare, ne kryeqytet kushton mbi 120 leke per liter, nderkohe qe bazuar ne kursin e kembimit te dollarit me lekun dhe nivelin i cmimit te naftes ne bursa, nje liter nafte nuk duhet te kushtoje me shume se 80 leke. Vete tregtaret e ketij sektori e pranojne se spekulohet me cmimin, por se shkaku mbetet ende jetim. Importuesit shprehen se, pikat e pakices spekulojne me cmimin, ndersa vete tregtaret e pakices fajesojne importuesit, qe nuk po i ndryshojne cmimet. Pavaresisht replikave dhe deklaratave, konsumatoret paguajne te pakten 40 leke me shume per liter, vetem si rezultat i spekulimit me cmimin. Marzhi i fitimit nga ana e grosisteve prej uljes se cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare eshte 40 per qind. Ky fitim rritet akoma dhe me shume, duke pasur parasysh volumin e madh te shitjeve qe kane keto produkte. Tashme pritet perfundimi i hetimeve per tregun e karburanteve nga Autoriteti i Konkurrences, per te pare se cilat do te jene masat qe do te merren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›