E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Kam disa elementë të rëndësishëm në grupTrajneri Bushati është më i shqetësuar se teknikët e tjerë të skuadrave përfaqësuese të moshave. Eliminatoret fillojnë në mars me dy ndeshje direkte kundër Skocisë.

Trajneri Bushati është më i shqetësuar se teknikët e tjerë të skuadrave përfaqësuese të moshave. Eliminatoret fillojnë në mars me dy ndeshje direkte kundër Skocisë.

Pëprara është një edicion kualifikues, madje dy ndeshje rresht me Skocinë?

Po dy ndeshje shumë delikate. Kundërshtarët janë shumë të fortë. Mesa kam mësuar shumica luajnë në kampionatit anglez, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë superiore të Skocisë. Nuk besoj se janë një ekip për të mos u frikësuar.

Si është gjendja e futbollistëve. Duket e vështirë të kemi të njëjtin grup lojtarësh si vitin e shkuar?

Vitin e shkuar shumë lojtarë në mes të eidicionit kaluan në përfaqësuese. Nga pikëpamja e rezultateve kjo gjë na pengoi që të bënim më të mirën. Megjithatë unë jam krenar që nga ai grup shumica luajnë në kombëtaren e madhe. Duke i paraprirë këtij edicioni në dy ndeshjet e fundit ne luajtëm me disa futbollistë të cilët do t’i kemi të gatshëm në këto eliminatore. Moçka, Vila, apo edhe Malota janë futbollistë që tashmë i kemi të sprovuar.

Po pjesa tjetër e grupit si mbushet?

Kemi marrë futbollistin Januzi nga Ukraina që ka bërë pasaportën shqiptare, është një sulmues shumë interesant. Malindi që luan në Bullgari ështe patjetër pjesë e grupit. Gjithashtu edhe Renaldo Rama që luan në Gjermani do të jetë. Këtë futbollist e kemi provuar dhe më parë, madje kur ishte 17 vjeç debutoi në ndeshjen me Kroacinë. Kemi disa alternantiva shumë interesante dhe unë them se mund të prodhojmë disa futbollistë interesantë për këtë fushatë.

A ka futbollistë nga kampionati shqiptar që mund të jenë pjesë e përfaqësueses U-21?

Po, ka madje ne shumicën e lojtarëve do ta ndërtojmë nga ky kampionat. Megjithatë në këtë drejtim klubet nuk po më ndihmojnë shumë. Nuk kanë politika ndaj të rinjve. Vetëm Partizani dhe Flamurtari kanë bërë shumë në këtë drejtim. Unë kam parë një futbollist si puna e Lilajt që luan me Tiranën mesfushor dhe habitem pse nuk aktivizohet. Megjithatë në këtë drejtim nuk jam njeriu i duhur që duhet tu them klubeve se si të menaxhojnë vetveten, por kur shoh Interin që i dhuron Italisë një mbrojtës 18 vjeçar them se edhe ne mund të bëjmë politika më të mira në këtë sens.

Marre nga gazeta "Sport Ekspres"

Kombëtarja U-21

Shqipëri

Skoci

Azerbajxhan

Bjellorusi

Austri

Ndeshjet kuqezi

28.03.09

Shqipëri-Skoci

01.04.09

Skoci-Shqipëri

05.09.09

Shqipëri-Azerbajxhan

09.09.09

Austri-Shqipëri

14.10.09

Bjellorusi-Shqipëri

13.11.09

Shqipëri-Austri

17.11.09

Shqipëri-Bjellorusi

04.09.10

Azerbajxhan-Shqipëri

E Enjte, 26 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›