Shehu: Pagat dhe pensionet mund të rriten me 4 për qind
domosdoshme sepse kanë ndryshuar baza e llogaritjes së treguesve të vitit 2010. njëkohësisht nuk mund të mos konsiderojmë edhe faktorin krizë. Rishikimi i buxhetit tanimë është i paevitueshëm. Përmasat e tij duhet të shkojnë në të paktën 2% të produktit të brendshëm bruto, tha Shehu. Rënia e treguesve dhe e ritmeve të rritjes sipas zotit Shehu ndonëse pritet të zgjasin nuk kanë efekte negative sa i takon rritjes së pagave e pensioneve. Përmasat e rritjes së pagave në tërësinë e buxhetit dhe në ekonominë shqiptare janë të tilla saqë nuk krijojnë turbulenca apo shqetësime për standardin makroekonomik. Megjithatë ajo që është për të konsideruar janë përmasat tha Shehu. FMN e ka këshilluar qeverinë që rritja e pagave të mos jetë më shumë se 4 për qind që i bie të jetë thjeshtë indeksim i tyre. Ndërkohë vetë qeveria ka bërë një ngrirje të 330 miliard lekëve të fondeve buxhetore si masë mbrojtëse ndaj efekteve të krizës.
Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:53