Kriza, bankat greke rrisin fitimet me 2009
Edhe pse me nje krize globale dhe krizes se brendshme me te thelluar, bankat e medha greke te cilat kane dege edhe ne Shqiperi, rezultojne me fitim per vitin 2009. Fitimi neto i grupit NBG ne vitin 2009 arriti ne 971 milione euro, njoftuan burimet zyrtare te deges ne Shqiperi. Pas nje fature te jashtezakonshme taksash, rezultati eshte 923 milione euro, i ngarkuar kryesisht nga provigjone me te larta, qe arrijne ne 1.057 milione euro dhe rivleresim te portofolit te bonove dhe kapitalit qe shkojne ne 238 milione euro. Fitimi perpara provigjoneve dhe taksave ishte 2.585 milione euro, 2% me shume se viti i kaluar, duke nenvizuar keshtu stabilitetin e modelit te biznesit te Grupit edhe ne periudha krize, dhe duke theksuar rendesine e shperndarjes gjeografike te burimeve te te ardhurave te Grupit. Ne nje periudhe te mbizoteruar nga kushte ekstreme ne sistemin global te kreditimit dhe perkeqesim te shpejte te financave publike Greke, NBG pati sukses duke zgjeruar me tej likuiditetin e saj, duke forcuar mjaftueshmerine e kapitalit dhe duke mbajtur profitabilitet te respektueshem, ndersa ruan bilancin e saj me provigjone te larta. Kjo performance tregon aftesine riperteritese te Grupit perballe kushteve vecanerisht tensionuese, dhe i mundeson atij te marre persiper sfida nga nje pozicion i fuqishem. Fitimi neto i njesive te NBG Group ne Evropen Juglindore (duke perfshire Qipron) arriti ne 100 me vetem 5% me pak se ne vitin e meparshem. Pavaresisht niveleve me te larta te provigjoneve (me me shume se 100%) dhe impaktin e pergjithshem te mjedisit "armiqesor" ne ekonomite e rajonit, Grupi vazhdon te shenoje fitime ne te gjitha vendet e Evropes Juglindore ku operon.