Shehu: Privatizimi i INSIG do përfundojë brenda këtij viti
Procesi i privatizimit të kompanisë INSIG pritet të përfundojë brenda vitit.
Në një prononcim për mediat zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu tha se: "Aktualisht ne kemi zgjedhur një kompani për vlerësimin e kompanisë që është KPMG-ja. Besoj se brenda korrikut do të ketë një vlerësim për këtë kompani". Pas kësaj do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili në bazë të çmimit të dalë nga vlerësimi do të përcaktojë edhe një nivel minimal dhe maksimal, që do të shërbejë si bazë për hapjen e tenderit për privatizimin e kësaj kompanie. Aktualisht qeveria ka bërë njoftimin publik për shprehjen e interesit në "Financial Times", dhe brenda datës 20 gusht pritet të shikohet se çfarë interesi ka për privatizimin kësaj kompanie. Ndërsa në fund të gushtit do të bëhet edhe njoftimi publik i kompanive, që plotësojnë kushtet për të vazhduar më tej konkurrimin dhe për të paraqitur ofertën përfundimtare për blerjen e INSIG. "Parashikojmë që brenda këtij viti, në muajin nëntor, maksimumi në fund të dhjetorit të mbyllet kontrata e shitjes", ka theksuar Shehu. Sipas tij, menjëherë me të zgjedhur fituesit, fillohet negocimi i kontratës dhe nuk ka më procedura të tjera siç janë për privatizimet e tjera, që marrin miratimin e Këshillit të Ministrave. Paratë do të përdoren për investime, por kryesisht për rrugë, edhe për Durrës-Kukës.