Shehu e nis me fitore debutimin e tij në pankinën e durrsakëve
Debutuesit
Teuta fiton ndaj Gramozit. Mirel Josa e nisi me humbje te Skënderbeu
Ylli Shehu e nisi me fitore debutimin historik si trajner i një skuadre të Kategorisë Superiore. Trajneri i ri i Teutës (pasoi Mirel Josën në stol) fitoi 2-0 ndaj Gramozit të Agim Canajt, duke qenë ndër 3 trajnerët nga 13 të tillë si zëvendësues që e nis me fitore. Më parë me fitore e kishin nisur Përparim Daiu i Shkumbinit kundër Dinamos (4-0, java e 16) dhe Nevil Dede i Tiranës kundër Teutës në Durrës (0-1, java 19). Ndryshe nga Ylli Shehu, me humbje e nisi Mirel Josa në ndeshjen e parë si trajner i Skënderbeut për këtë sezon. Në pankinën e skuadrës durrsake, Shehu, ish-ylli i Partizanit të viteve ‘80-‘90, zëvendësoi pikërisht trajnerin Mirel Josën, i cili u shkarkua nga drejtuesit e klubit bregdetar, pasi shënoi një seri negative rezultatesh. 13 trajnerët zëvendësues në debutimin e tyre gjatë këtij sezoni kanë këtë bilanc: 13 ndeshjet e para kanë marrë vetëm 3 fitore, 1 barazim, 9 humbje.
#